Situata politike dhe koalicioni qeverisës, LSI mbledh sot Komitetin Drejtues Kombëtar

Situata politike dhe koalicioni qeverisës, LSI mbledh sot Komitetin Drejtues Kombëtar

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot Komitetin Drejtues Kombëtar. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 dhe vjen në një kohë kur situata politike në vend është e tensionuar.

Mbledhja vjen në një kohë kur po diskutohet edhe vazhdimi i koalicionit me PS. LSI ende nuk ka bërë të qartë qëndrimin e saj, ndërsa ftesa për një mandat të dytë në bashkëqeverisje me PS i ka ardhur disa herë.

Ndërkohë kanë nisur edhe procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, ku LSI dhe PS kanë deklaruar se presidenti do të jetë një figurë konsensuale e gjithëpranuar. Në 19 prill do të jetë raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit.

 

Share this post