Strasburgu rrëzon për herë të dytë gjyqtarët shqiptarë

Strasburgu rrëzon për herë të dytë gjyqtarët shqiptarë

Këshilli i Europës ka rrëzuar sërish tre kandidaturat e propozuara nga qeveria shqiptare për një vend në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Burime të Qeverisë bëjnë të ditur se tre kandidatët; Aleksandër Muskaj, Aurela Anastasi dhe Sokol Berberi u intervistuan më 6 prill 2017 dhe u tha se jo të gjithë ishin të kulifikuar, prandaj Komiteti rekomandon që lista të refuzohet nga Kuvendi dhe se Qeveria e Shqipërisë duhet të dorëzojë një listë të re të kandidatëve.

Ne te njejten kohe behet e ditur se Qeverise i eshte kerkuar te dergoje tre kandidatura te tjera.

Këshilli i Europës mund t’i rrëzojë kandidaturat për dy arsye: Procedurat e brendshme të përzgjedhjes së tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit.

Gjyqtarët shqiptarë që emërohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut shqyrtojnë kryesisht ankimimet e qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë të drejtën e tyre për çështjet pronësore, pasi u është mohuar e drejta në shkallët e gjyqësorit vendës.

 

Share this post