Audi feston historinë e motorëve sportivë, sjell modelin e ri R8

 

Audi ka zbuluar modelin e ri R8, të edicionit të limituar në panairin e makinave në New York, për të festuar historinë e markës në motorat sportivë.

I quajtur Audi R8 i edicionit sportiv, do të jetë i limituar në vetëm 200 ekzemplarë dhe do të dalë në shitje në muajin maj.

Do të jenë dy variante të R8, njëri me motor V10 me 533 kuaj fuqi dhe tjetri V10 plus me 602 kuaj fuqi.

Çmimi për modelin e parë me motor standard V10 do të jetë 182 mijë euro, ndërsa për versionin V10 Plus çmimi do të jetë 205 mijë euro.

 

Share this post