Vin Diesel nuk mban dot më trishtimin, derdh lot për…

Vin Diesel nuk mban dot më trishtimin, derdh lot për…

Aktori Vin Diesel po i përjeton keq xhirimet e filmit pasi miku i tij u nda nga jeta si pasjë e një aksidenti, aktori Paul Walker.

Aktori 49 vjeçar që luan Dominic Toreton në film, tregoi se nuk ka sesi të mos mërzitet përderisa po xhiron një film pa Paul Walker, i cili kishte një rol të rëndësishëm në seritë e kaluara të filmit po aq sa roli i tij. “Kurrë nuk kam bërë ndonjë skenë pa të. Dhe çdo herë që bëja ndonjë skenë, gjëja e parë që bëja ishte pyetja, ‘Në cilën skenë është Paul? Ku ulet Brian?’ Dhe kjo nuk ndodhte. Dhe thjeshtë mërzitesha shumë dhe duhej të largohesha nga aty për t’u përmbledhur”- tha aktori për USA Today. Më pas ai ka vazhduar “Më pas pashë Michelle Rodrigues duke qarë si unë dhe më pas ajo erdhi dhe më përqafoi”.

Share this post