Papa Françesku kremton Pashkët në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

Papa Françesku kremton Pashkët në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

Papa Françesku mbajti meshën e Shenjtë në Vatikan. Sot është dita e kremtimit të Pashkëve. Miliona banorë të Italisë janë mbledhur në Vatikan për tju bashkuar kremtimit të Pashkëve. Nga ballkoni qëndror të bazilikës, Papa ka dhënë e “Urbi et Orbi”, një lutje për të gjithë besimtarët e krishterë.

Papa, në predikimin e tij që të shtunën në mbrëmje tha se refugjatët dhe emigrantët së bashku me të varfërit dhe të margjinalizuarit kanë dinjitetin e tyre të kryqëzuar në mënyra të ndryshme çdo ditë duke i bërë thirrje të krishterëve besnikë për të ruajtur shpresën e tyre siç simbolizohet nga Ringjallja e Krishtit.

Papa tha gjithashtu se “padrejtësitë njerëzore” të tilla si skllavëria, trafikimi i njerëzve, korrupsioni dhe burokracia po shkaktojnë vuajtje dhe po dëmtojnë dinjitetin e shumë rreth botës.

Ceremonia është një nga më të rëndësishme në traditën katolike, simbolizon errësirën pas kryqëzimit të Jezusit dhe dritën që përshkoi botën me ringjalljen e tij. Ceremonia filloi që në 8.30 të darkës dhe ka zgjatur më shumë se tre orë, gjatë të cilit u pagëzuan një numër i njerëzve dhe morën Kungimin.

Pashkët janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazeretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.

Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë. Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.

Share this post