12 ton drogë në Përmet, bashkëshortja e njërit prej kultivuesve fundos të arrestuarit

12 ton drogë në Përmet, bashkëshortja e njërit prej kultivuesve fundos të arrestuarit

Në materialet e ardhura nga Policia e Përmetit, grupi i hetimit konfirmon se ndodhet edhe dëshmia e gruas së Eqerem Aliut, shkruan.

Kjo e fundit ka dhënë dëshmi për grupin e hetimit të Policisë, duke pranuar faktin se Rustem Muçelli, Ismail Saliu dhe Eqerem Aliu e kanë përdorur si depo e magazinë ambientin në të cilin është gjetur lënda narkotike javën e kaluar.

Gruaja ka pranuar faktin që këta dy shtetas kanë pasur dijeni në lidhje me aktivitetin e zhvilluar aty. “Këtë fakt e pranon dhe vetë bashkëshortja e Eqerem Aliut, duke pohuar se është e vërtetë që ajo e ka përdorur bashkë me dy bashkëfshatarë të tjerë depon, por që nga muaji janar 2017, në të ajo ka parë shumë persona të panjohur që punonin në brendësi dhe kashtën e gjithçka tjetër e nxirrnin deri te dera”, theksohet në dëshminë e gruas të dhënë për grupin e hetimit.

Në lidhje me lëndën narkotike të gjetur në depot e ish-rezervave të shtetit, në fshatin Pagri të Përmetit, deri tani janë arrestuar shtetasit Rustem Muçelli, 51 vjeç, Eqerem Aliu, 60 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim Ismail Saliu, 61 vjeç, të gjithë banues në fshatin Pagri, Përmet.

Share this post