“Eat 24”, ushqimin ua sjell roboti

“Eat 24”, ushqimin ua sjell roboti

Teksa flitet gjithnjë e më shumë për dronët dhe makinat pa shofer, dy ditë më parë në San Francisco, pa shumë vëmendje nga mediat, Yelp ka nisur të dorëzojë ushqime në shtëpi me shërbimin e saj “Eat24”.

Ky shërbim bëhet nëpërmjet robotëve që bëjnë dorëzimet. Fatorino automatik, pak më i madh se një lavatriçe, me katër rrota, shumë sensorë e telekamera për të kaluar nëpër trotuare e për të kaluar rrugët.

Ndërsa inteligjenca e tij artificiale e drejton drejt trotuareve më pak të populluara, edhe është ndërtuar nga Marble që për momentin ndjek një teknike që kontrollon nëse shkon mirë çdo gjë.

Ky model i inauguruar nga Yelp në dy zona të metropolit kalifornian, është shërbimi i parë tregtar, por këto eksperimente mund të transformohen në shërbim të rregullt. Janë të shumta kompanitë që po investojnë në këtë zonë, të bindura se në të ardhmen problemi i dorëzimit të porosive në shtëpi do të zgjidhet me robotë ‘trotuarësh’ dhe jo me dron.

Share this post