Francë, përleshje gjatë një takimi elektoral të Marine le Pen

Francë, përleshje gjatë një takimi elektoral të Marine le Pen

 

Tre incidente të rënda u shënuan në një takim elektoral të kandidates presidenciale të Frontit Nacional, Marinë Lë Pen në Paris. Gjatë eventit ku ka pasur fyerje si dhe janë lëshuar objekte dhe ndonjë kokteil Molotov. Deputeti dhe zyrtari i lartë i Frontit Nacional, Gilbert Collard u sulmua nga disa aktivistë së bashku me gruan e tij.

Një veprim i dhunshëm është kryer dhe ndaj lideres së partisë së ekstremit të djathtë. Një aktiviste femër sulmoi Lë Pen në skenë ndërsa kjo e fundit po i drejtohej të pranishmëve në takimin elektoral. Gjithashtu edhe sulmi i tretë është kryer ndaj Lë Pen po nga një femër. Në të treja rastet kanë ndërhyrë forcat e sigurisë dhe zyrtarët e Frontit Nacional nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.

Share this post