Gjimshiti mund shqiptarët e Pizës, Manaj del mes fishkëllimash

Gjimshiti mund shqiptarët e Pizës, Manaj del mes fishkëllimash

 

E fiton Berat Gjimshiti derbin shqiptar kundër Rei Manajt, Edgar Çanit dhe Samir Ujkanit. Avelino e qendërmbrojtësit të Kombëtares triumfoi 1-0 në fushën e Pizës ku aktivizohen sulmuesit kuqezi dhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës.

Manaj, Gjimshiti dhe Ujkani e nisën lojën si titullarë, madje që në minutat e para pati disa dyluftime mes sulmuesit dhe mbrojtësit.

Në të 64-n Manaj u vërshëllye nga disa tifozë teksa largohej nga fusha për t’i bërë vend Edgar Çanit.

Me këtë fitore Avelino forcon pozitat në vendin e 14-të me 44 pikë, -6 nga zona e ftohtë e renditjes. Kurse Piza tashmë duket se ka marrë rrugën për në ligën e tretë, pasi renditet e parafundit në kuotën e 32 pikëve./panoramasport

Dueli direkt për mbijetesë i vlefshëm për javën e 36-të të Serisë B u vendos nga goli i Lorenco Laverones tri minuta pas pushimit mes pjesëve.

 

Share this post