Horoskopi, 18 prill 2017

Horoskopi, 18 prill 2017

 

Dashi 21/3 – 20/4

Një ditë mjaft produktive dhe me plot angazhime interesante kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Beqarët nuk do ndihen të kënaqur nga takimet që do realizojnë prandaj do qëndrojnë ende vetëm.

Demi 21/4 – 21/5

Posesive, por edhe mjaft simpatike në komunikim, sot do të tërhiqni vëmendjen e partnerin/ es dhe do e mbani pas vetes në pjesën më të madhe të kohës. Beqarët duhet të reflektojnë.

Binjakët 22/5 – 21/6

Nëse jeni munduar për të arritur në zgjidhjen përfundimtare të një problemi ju të dashuruarit, sot do të kërkoni t’ju njihen meritat. Në planin financiar gjendja do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Sot po investoni në blerje për gjërat në shtëpinë tuaj. Beqarët do jenë sharmantë në maksimum dhe do bëjnë për vete persona të shumtë. Financat do përmirësohet falë menaxhimit tuaj të mirë.

Luani 23/7 – 21/8

Çdo gjë po shkon vaj sot, miqësitë, biznesi si dhe jeta juaj sociale. Beqarët do kenë flirtime të vogla herë pas here. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Sot keni mjaft dyshime dhe lëkundje mendimi lidhur me partnerin/en. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do mund të fillojnë një lidhje tejet interesante.

Peshorja 24/9 – 23/10

Kundërshtitë që keni në familje dhe me partnerin/en lidhur me një çështje të caktuar, gjatë ditës së sotme do të thellohen. Beqarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Akrepi 24/10 – 22/11

Sot ëndërroni për dashurinë ju të dashuruarit dhe keni marrë pamjen e një njeriu romantik të thekur. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund nuk do vendosin dot për të hedhur hapa më tej.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Jeni shumë të shoqërueshëm sot ju të dashuruarit. Beqarët mund të kenë veçse mundësi për disa aventura kalimtare pa ndonjë të ardhme. Financat do jenë të mira edhe për të kryer shpenzime.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Kur zhyteni në punë harroni gjithçka tjetër ju të dashuruarit. Beqarët do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do ju duket interesant. Financat duhet t’i mbani sa më shumë nën kontroll.

Ujori  21/1 – 19/2

Sot paraqitet një ditë shumë e bukur për ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime të statusit. Financat do vinë duke u ekuilibruar.

Peshqit 20/2 – 20/3

Do të ndani me partnerin/en një sekret që ju mundon. Beqaret do fillojnë një lidhje pa të ardhme vetëm për të mos qëndruar vetëm.

Share this post