Komisionet e Vettingut, PS, LSI e PDIU japin emrat, sot seanca

Komisionet e Vettingut, PS, LSI e PDIU japin emrat, sot seanca

Tre partitë e mazhorancës PS, LSI dhe PDIU, paraqitën sot emrat e kandidatëve për komisionet e Vettingut me 12 dhe 6 anëtarë, që duhet të votohen në seancën e pasdites në Kuvend.

Partia Socialiste ka propozuar për në komisionin me 12 anëtarë emrat e deputetëve, Ulsi Manja, Bashkim Fino, Pandeli Majko dhe Evis Kushi. Ndërsa për komisionin me 6 anëtarë, PS ka propozuar Vasilika Hysin dhe Ervin Bushatin.

Lëvizja Socialiste për integrim ka propozuar emrat e deputetëve Luan Rama dhe Silva Caka për komisionin me 12 anëtare dhe Vangjel Tavon për komisionin me 6 anëtarë.

Ndërsa PDIU ka propozuar emrat e Shpëtim Idrizit dhe Mesila Dodës për dy komisionet e Vettingut.

Pjesa tjetër e anëtarëve të dy komisioneve të Vettingut i takojnë, sipas opozitës parlamentare, për t’i propozuar.

Nga Partia Demokratike nuk është paraqitur asnjë emër, ndërsa sot pasdite Kuvendi mblidhet në një seance të jashtëzakonshme për të votuar anëtarët e komisionit.

Share this post