Misteri i energjisë së zezë

Misteri i energjisë së zezë

Gjatë viteve 1990, astronomët që masnin ritmin me të cilin universi po zgjerohet bënë një zbulim tronditës: në fakt po përshpejtohet, a thua i gjithë kozmosi është duke u nxitur nga një burim i padukshëm energjie. Kjo është e ashtuquajtura energjia e zezë dhe origjina e saj është një nga misteret më të thella të shkencës. Janë hedhur në qarkullim shumë shpjegime, ku ndoshta më i thjeshti është se ky është një manifestim i të ashtuquajturave procese të vakuumit kuantik.

Sipas ligjeve të botës nënatomike, ka gjithmonë një farë pasigurie në lidhje me sasinë e energjisë që mbush edhe hapësirën e zbrazët. Kjo luhatje energjie në vakum është zbuluar në laborator, dhe teoricienë kanë treguar se mund të ketë efektet ‘anti-gravitacionale’ të materies së zezë. Deri tani, megjithatë, ata nuk kanë mundur që të prodhojnë një teori të detajuar të efekteve të saj kozmike.

Kjo ka çuar në sugjerimet se energjia e zezë mund të jetë thjesht një forcë fushe të mbetura nga Big Bangu. Ndonjëherë e quajtur kuintesencë, është në gjendje të bëhet më e fortë me kalimin e kohës, por sërish detajet mbeten të paqarta. Ka pasur edhe pretendime se energjia e zezë rrjedh nga dimensionet e fshehura shtesë të hapësirës, që nuk arritën të zgjerohen pas Big Bengut. Deri kur të ketë një zbulim të madh në teorinë themelore, megjithatë, do të ketë shumë spekulime.

 

Share this post