Rama: Hashashin nuk e solla unë, e gjeta mes jush

Rama: Hashashin nuk e solla unë, e gjeta mes jush
Kryeministri Edi Rama i ftuar në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, tha se fjalët që e bëjnë përgjegjës të kanalizimit të vendit, janë pjesë e katundit mediatik. Ai tha se ky fenomen ka ekzistuar, por që qeveria do t’i japë fund këtë vit.

“Hashashin nuk e sollëm ne po e gjetëm mes jush, në formën e një republike autonome. Në 2013 lufta kundër hashashit ishte pothuajse ineksiztente dhe nuk ekzistonte në asnjë prej deklaratave të policisë. Ky është viti i fundit kundër këtij fenomeni dhe ne jemi gati për t’i dhënë fund gjithë kësaj industrie. Nisi me luftën kundër shfarosjes në republikën e turpit që ishte Lazarati dhe do të vazhdojë me shfarosjen në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Rama.

 

 

 

Share this post