Adelina Ismaili tregon emrin e veçantë që ka zgjedhur për djalin e saj

Adelina Ismaili tregon emrin e veçantë që ka zgjedhur për djalin e saj

Këngëtarja Adelina Ismaili ditën e djeshme ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo lindi një djalë, ndërsa ka marrë me mijëra komente dhe urime nga miqtë, fansat kolegët e familjarët e saj. Vetëm pak orë pasi bëri publik lajmin, këngëtarja tregoi edhe emrin me të cilin pagëzoi djalin e saj.

Uliks quhet djali i Adelina Ismailit dhe bashkëshortit të saj, Val Krasniqit.

Adelina kishte treguar për revistën “WHO” muaj më parë se ishte në dilemë për emrin, ndërsa ka qenë Vali ai i cili ka zgjedhur që fëmija të quhet Uliks, emër i cili i ngeci në vesh që me dëgjim me herë të parë.

 

Share this post