Deputeti i PD: Të huajt kanë axhendat e tyre…dikur mbështesnin Berishën

Deputeti i PD: Të huajt kanë axhendat e tyre…dikur mbështesnin Berishën

Genc Ruli, një nga figurat më të vjetra në PD dhe ish-ministër i qeverisë Berisha ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë, Sigmar Gabriel. Sipas tij, të huajt kanë axhendat e tyre, ndërsa PD axhendën e saj. Ai thotë se opozita del nga çadra kur të mundësohet që zgjedhjet të mos jenë të influencuara as nga droga, as nga paratë e pista.

“Ndërkombëtarët priren nga stabiliteti i kanë dhënë mbështetje edhe Berishës vite më parë. As nuk duhet t’i fajësojmë, as nuk duhet t’i mbi miqësojmë. Mënyra si prononcohen janë problem i axhendës që kanë. Ata kanë interesat e një shteti që ka edhe një lidership”,- tha Ruli i ftuar në News 24.

 

Share this post