“Ligjërisht s’ka zgjedhje më 18 Qershor”

“Ligjërisht s’ka zgjedhje më 18 Qershor”

Ish-Ministri, Ylli Manjani, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku PS dhe LSI kërkuan shytjen e afatit të regjistrimit si koalicion në KQZ.

Manjani shruan se “tashmë zgjedhjet nuk drejtohen nga ligji,as Kushtetuta! Politika e konfliktit ja arriti të dalë mbi ligjin! Ligjërisht ska zgjedhje me 18!”.

Për shkak të situatës politike dhe ngërçit mes partive, ku opozita prej më shumë se 2 muajsh ka bojkotuar Kuvendin dhe është në protestë, duket se të gjitha afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor do të shkelen.

Pas tejkalimit të 10 prillit si data limit kur partitë mund të regjistroheshin për zgjedhje, tashmë digjet dhe 19 prilli si data e regjistrimit të koalicioneve.

 

Share this post