Presidenti Nishani dekoron personalitete të Beratit

Presidenti Nishani dekoron personalitete të Beratit

 

Me rastin e 18 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, Bashkia Berat ka organizuar një ceremoni me rastin e dekretimit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani të disa personaliteteve të spikatura të Beratit në fushën e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar fillimisht një takim zyrtar në Bashkinë Berat me Petrit Sinaj, Kryetarin e Bashkisë Berat dhe më pas i janë drejtuar Qendrës Mesjetare të Qytetit për një vizitë në disa prej monumenteve të kulturës Teqeja e Helvetive, Xhamia Mbret dhe Konakët e Dervishëve. Qendra Mesjetare është një pikë e rëndësishme për vizitorët e apasionuar pas historisë dhe kulturës dhe paraset objektet të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të cilat i përkasin shekullit 17-18.

Në ambientet e Qendrës Kulturoe “Margarita Tutulani” wshtw organizuar ceremonia e dhënies së Titujve të Nderit nga Presidenti Nishani për personalitete të njohura të Beratit të spikatura në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore.

Me propozim tw Bashkise Berat, janë nderuar nga Presidenti me Titullin “Mjeshtër i Madh”, Parashqevi Sahatçi, historiane dhe etnografe, Hasan Nallbani, piktor restaurator, Myslim Hotova, muzeolog, studiues, “Nderi i Kombit’’ (pas vdekjes), Jusuf Vrioni-dipomat dhe pwrkthyes i njohur, me titullin “Naim Frashëri” Lorenc Bejko (arkeolog dhe drejtues i departamentit të Trashëgimisë Kulturore dhe Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës), me titullin “Merita të veçanta civile” Adelina Theodhori ( Mjeshtre Artizanati, Kryetare e Shoqatës së Artizanëve të Beratit” Margarita’’.)

Ceremoninë e përshëndeti Petrit Sinaj, Kryetar i Bashkisë Berat, Hasan Nallbani, Eugen Kallfani- Drejtor i Drejtorisë së Kulturës Kombëtare Berat dhe në mbyllje Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili ka akorduar edhe titujt e nderit. Ceremonia u ndoq nga autoritete lokale, deputetë, personalitete të fushës së trashëgimisë kulturore dhe publiku Beratas.

Share this post