PS-LSI nuk janë gati, kërkesë për të shtyrë afatin e regjistrimit në KQZ

PS-LSI nuk janë gati, kërkesë për të shtyrë afatin e regjistrimit në KQZ

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bërë një kërkesë mbrëmë në KQZ për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve. Kujtojmë se afati i fundit për regjistrim është sot më datë 19 Prill. Por duket se dy partitë e mëdha ende nuk e kanë detajuar marrëveshjen e bashkëpunimin, ndaj kanë kërkuar edhe disa ditë kohë për të vendosur nëse do të regjistrohen si koalicion parazgjedhor në garën elektorale të 18 Qershorit.

Ndërkohë burime pranë KQZ bënë me dije se kërkesa zyrtare ende nuk ka mbërritur, por mund të dorëzohet sot pasi është brenda afatit ligjor.

 

Share this post