Real Madrid shpartallon Bayern Munich

Real Madrid shpartallon Bayern Munich

 

Ka përfunduar takimi Real Madrid-Bayern Munchen me rezultatin 4-2. Edhe pse u duk se duke e dërguar lojën në shtesë, Bayern do të mund të arrinte një kthesë duke kaluar kështu në fazën tjetër, por në një lojë mes dy skuadrave të mëdha asnjëherë nuk mund të bëhen llogari.

Cristiano Ronaldo ka mundur i vetëm duke i shënuar 3 gola sonte bavarezëve dhe 5 në dy ndeshje. Golin e katërt në takimin e sotëm e shënoi Asensio, ndërsa për bavarezët shënoi Lewandowski dhe Ramos një autogol. Padyshim një fitore e merituar kjo për madrilenët duke parë që dhe loja e Bayern ra ndjeshëm pas daljes me të kuq të Vidal.

Merr fund kjo mbrëmje e magjishme e cila i mbërtheu të gjithë përpara ekranit, dhe Champions League rikthehet sërish nesër me ndeshjen Barcelona-Juventus. Kujtojmë që sonte u luajt edhe takimi Leicester- Atletico Madrir ku këta të fundit edhe pse u ndalën në një barazim 1-1 arritën të kualifikohen për në fazën tjeter

Share this post