Shoku Kim i kall frikën botës, por askush nuk e do rrëzimin e regjimit të tij

Shoku Kim i kall frikën botës, por askush nuk e do rrëzimin e regjimit të tij

Kjo nuk është një ide e keqe, por me një aeroplanmbajtëse amerikane që lundron drejt bregdetit korean dhe duke pasur parasysh paparashikueshmërinë e udhëheqësve të Koresë së Veriut, por edhe vetë Trumpit, loja duket e rrezikshme. Pyetja që vjen vetvetiu është se si do të ishin gjërat, nëse testi bërthamor i të dielës, i Koresë së Veriut do të kish dalë me sukses. Përgjigja nuk është aspak e sigurtë

Bernard Gueta

Eshtë një paradoks, por krejtësisht i shpjegueshëm. Nuk ka asnjë vend në botë që nuk e ka dënuar testin bërthamor të Koresë së Veriut. Edhe aleati kinez nuk është dakord. Regjimi i Koresë së Veriut rregullisht tërheq dënimin unanim në Këshilli e Sigurimit të OKB-së dhe tani që Donald Trump ka ngritur tonin kundër Phenianit, mund ta bëjë këtë duke përdorur mbështetjen e kinezëve, që sipas tij, “punojnë me ne në këtë çështje”.

Shumë mirë, dakord. Bota shfaqet e bashkuar kundër një diktature të tmerrshme, ngjitja e të cilës si fuqi bërthamore i shqetëson të gjithë. Por është po kaq e vërtetë, që askush nuk dëshiron rënien e regjimit.

As Kina, as Japonia, as ndonjë nga vendet e rajonit, nuk do të donte të shihte rënien e qeverisë së Koresë së Veriut, për shkak se nuk duan një ribashkim të Koreve. Kjo gjë do të sillte lindjen e një fuqie të re, që mund t’i pengonte ato. Koreja e Jugut nuk do të shohë rënien e regjimit në Korenë e Veriut, sepse në këtë rast duhet të kujdeset për rindërtimin, kostoja e të cilit do të peshojë për një kohë të gjatë, në rritjen e saj ekonomike. Sa për SHBA, edhe në qoftë se mund të ketë një interes për një rrëzim hipotetike, nuk mund të shkojë kundër Kinës dhe aleatëve të saj aziatikë.

Të lirë për të provokuar

Prandaj, kjo dinasti ka menduar gjithmonë që të ketë një të ardhme të ndritur, dhe në këtë kuptim shpjegohet lehtësia me të cilën Pheniani provokon botën. Megjithatë, ndryshimet aktuale e bëjnë këtë klimë gjithnjë e më të pasigurt, për shkak të mbërritjes së njëkohshme, të Trumpit në pushtet, dhe përparimit ushtarak të Koresë së Veriut. Lëshimi i raketave nga koreanoveriorët të dielën doli të ishte një fiasko, por ky dështim nuk duhet të na bëjë të harrojmë, se testet tjera kanë qenë të suksesshme dhe se regjimi së shpejti mund të ketë raketa bërthamore.

Në Tokyo, ashtu si edhe në Seul ka nervozizëm në rritje, dhe Donald Trump ika gjetur një mundësi për të provuar efikasitetin e tij. “Unë do të merrem me këtë problem”, njoftoi president i Shteteve të Bashkuara, dhe mënyra që ai gjeti për ta bërë, ishte që t’i propozonte një marrëveshje Kinës: bëni presion mbi miqtë tuaj koreano-veriorë, për t’i qetësuar, dhe në këmbim, nuk do ju ndëshkoj për pabesinë e praktikave tuaja tregtare.

Transmetuar përmes Tëitterit, ky propozim është tashmë publik, ai i shmang Trumpit detyrimin për t’u angazhuar në një konfrontim ekonomik me Kinën dhe e vë Pekinin përpara përgjegjësisë si fuqi e madhe, përpara fqinjëve aziatikë, të cilëve Shtetet e Bashkuara sapo u kanë zgjatur dorën e tij.

Kjo nuk është një ide e keqe, por me një aeroplanmbajtëse amerikane që lundron drejt bregdetit korean dhe duke pasur parasysh paparashikueshmërinë e udhëheqësve të Koresë së Veriut, por edhe vetë Trumpit, loja duket e rrezikshme. Pyetja që vjen vetvetiu është se si do të ishin gjërat, nëse testi bërthamor i të dielës, i Koresë së Veriut do të kish dalë me sukses. Përgjigja nuk është aspak e sigurtë.

Share this post