Champions, Monaco përzë “gjermanin e fundit”

Champions, Monaco përzë “gjermanin e fundit”

 

Pas eliminimit jo pa polemika të Bayern Munich, francezët e Monaco nuk lënë hapësira për kritika, duke u kualifikuar pastër ndaj gjermanëve të Borussia Dortmund, që është ekipi i fundit gjerman që largohet nga gara për trofeun më prestigjoz në Europë, Champions League.

Francezët e Monaco, nën drejtimin Leonardo Jardim, e shohin veten si skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Champions League, duke u kualifikuar me rezultatin përfundimtar 6-3.

Humbja në shtëpi ndeshjen e kaluar me rezultatin 2-3, e ka vënë në vështirësi ekipin e drejtuar nga Thomas Tuchel, që u fut në fushë me synimin të shënonte e para, por ata që shënojnë të parët sonte janë francezët me anë të Lottin, duke e komplikuar akoma më tej situatën për gjermanët.

Radamel Falcao dyfishoi rezultatin në minutën e 17, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

3 minuta pasi ka nisur fraksioni i dytë i ndeshjes, Marco Reus ndez një dritë shprese për kualifikim për Dortmund, por ndërsa minutat kalonin kualifikimi dukej larg dhe goli i Valere Germain në të 81 i ka dhënë fund çdo shprese për gjermanët.

Share this post