Eshtë drogë dhe na ndryshon sjelljen. Ja sekretet e muzikës

Eshtë drogë dhe na ndryshon sjelljen. Ja sekretet e muzikës

 

  1. Eshtë një drogë natyrore

Muzika mund të ndihmojë në lëshimin e kimikateve të caktuara në trurin tuaj dhe në furnizimin me gjak. Njerëzit e stresuar shpesh herë kanë shumë adrenalinë dhe kortizol në sistemin e tyre, kështu që janë vazhdimisht në gjendjen “fight or flight” (lufto ose mbathja). Muzika pengon çlirimin e këtyre substancave dhe nxit lëshimin e substancave që lidhen me kënaqësinë, si dopamina dhe serotonina.

2. Ajo ndryshon sjelljen

Muzika në sfond mund të ketë një efekt të madh mbi sjelljen tuaj. Muzika e ngadaltë ju bën të ecni më ngadalë në dyqane, të hani më ngadalë në restorante dhe të pini më shumë me vaktin tuaj. Muzika në supermarket madje mund t’ju bëjë të blini produkte të caktuara, duke ju sugjeruar një vend apo një gjendje humori të caktuar.

3. Na ndihmon të krijojmë lidhje

Muzika është e lashtë dhe ekziston në shumë kultura të botës, kështu që ndoshta është e lidhur me mbijetesën e racës njerëzore. Një arsye Darviniane për ekzistencën e muzikës është se ndihmon grupe njerëzish (nga familjet tek tifozët e regbisë) që të lidhen mes tyre. Grupet e lidhur mes tyre bashkëpunojnë më nga afër dhe si pasojë kanë më shumë shanse për mbijetesë.

Share this post