Si mund të influenconi vendimet e të tjerëve, pa e vënë re ata?

Si mund të influenconi vendimet e të tjerëve, pa e vënë re ata?

 

Kur Imelda Marcos hyn në sallën e gjyqit në Manhattan, ajo është një nga njerëzit më të urryer në botë. Provat kundër ish-Zonjës së Parë të Filipineve janë tronditëse: 300.000 dokumente dhe 95 deklarata dëshmitarësh, tregojnë jo vetëm që Marcos ishte e korruptuar dhe plaçkiti vendin e saj, por ajo edhe do të përvetësonte 863.000.000 dollarë, dhe në mënyrë të paligjshme, i investoi paratë e fituara ilegalisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithçka të bën të mendosh se e vetmja gjë që aktualisht po vendoset në gjykatë, është kohëzgjatja e dënimit me burg. E megjithatë, gjërat marrin një kthesë shumë të ndryshme: Pas disa javë negociatash ligjore, Imelda Marcos lirohet. Po si është e mundur? Si mundet të bindet juria për pafajësinë Marcos, përballë gjithë atyre provave inkriminuese? Kush i ka manipuluar mendjet e jurisë?

Në realitet, gruaja e presidentit ka një njeri që duhet ta falënderojë për shpalljen e pafajshme: Gerald Spence, avokati më i famshëm në Shtetet e Bashkuara. Ai është konsideruar një mjeshtër i madh i manipulimit, një ekspert në artin e super bindjes, dhe ai nuk ka humbur as edhe një çështje të vetme, në 40 vitet e karrierës. Spence, i cili ka dalë në pension tashmë, ishte në gjendje të influenconte mendimin e jurisë, si askush tjetër. Strategjitë e tij bindëse mund të ndahen në tri faza. Faza 1: bëhu aleat me kundërshtarin. Që nga fillimi i deklaratës së tij të hapjes, Spence përdori pothuajse ekskluzivisht përemrin “ne”, kur i drejtohej jurisë. (Shembull: “Ne të gjithë mendojmë se e dimë se kush është Imelda Marcos, dhe atë çfarë ajo ka bërë”).

Duke vepruar kështu, ai i jep anëtarëve të jurisë dhe gjykatësit ndjesinë, se ata janë të gjithë shumë të lidhur, dhe se të gjithë kanë për të arritur në një vendim së bashku. Pasoja e kësaj? Në vend që ta shohin atë si një armik, kundërshtarët e shohin si aleat të tyre. Faza 2: Ndrysho këndvështrimin. Spence u shpjegon anëtarëve të jurisë: “Nëse ju do të mbyllnit një qenush të pafajshëm në një kafaz të vogël, nuk do i tregonit aspak dashuri, dhe do e rrihnit me një shkop, me kalimin e kohës ky qenush do ju kafshonte. Dhe për këtë, ju doni që ta ndëshkoni? Viktima e parë në sallën e gjyqit është gjithmonë i akuzuari”.

Duke përdorur këtë strategji, Spence jep disa të dhëna mbi jetëshkrimin e klientëve të tij – duke ndryshuar këndvështrimin e anëtarëve të jurisë, në mënyrë që ata mund të fillojnë të kuptojnë të akuzuarit, si dhe sfondin personal dhe social, në të cilin po zhvillohet çështja aktuale.

Faza 3: Harrojini faktet. Qëllimi përfundimtar i avokatit mbrojtës në fjalë, është që t’u prezantojë anëtarëve të jurisë, anën njerëzore të të akuzuarit. Kjo për shkak se vendimet merren sidomos në një nivel emocional. Faktet janë dytësore. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të lejoni një të pandehur, që të shpjegojë se si ai ose ajo, ndjehen në atë situatë”, thotë Spence. Në fund këto taktika i kthejnë fajtorët në viktima. Dhe ato i mundësuan Marcos që të dalë si grua e lirë.

Share this post