A është e vërtetë që turmat e njerëzve sillen si tufa delesh?

A është e vërtetë që turmat e njerëzve sillen si tufa delesh?

Kur shumë njerëz janë së bashku në të njëjtin vend dhe nuk e dinë se ku të shkojnë, ata kanë tendencë për të ndjekur ata që janë më pranë tyre, veçanërisht në qoftë se “udhërrëfyesi”duket sikur e di se ku të shkojë. E quajtur “efekti kope”, kjo sjellje mund të shfrytëzohet për të “influencuar” lëvizjen e një turme në situata emergjente, për shembull gjatë evakuimeve ose manifestimeve, në sajë të pranisë së subjekteve të trajnuar dhe të përzierë me turmën. Kjo është bërë e ditur nga një studim i kryer nga Instituti për aplikimet informatike i Këshillit Kombëtar të Kërkimit (IAC-CNR) në Romë dhe nga Politekniku i Mynihut në Bavari.

Studiuesit kanë verifikuar “efektin kope” mbi dy grupe prej rreth 40 personash, të cilëve iu  kërkua të shkojnë në një vend të panjohur, duke filluar me një klasë të Departamentit të Matematikës të Universitetit La Sapienza të Romës. Në dy grupet ishin fshehur njerëz që e dinin saktësisht se si të arrinin në destinacion, por ata nuk e kishin deklaruar. Studiuesit vunë në dukje se në fillim personat kishte një tendencë për të shkuar në pjesën e Departamentit që e kishin më të njohur, por më pas filluan të ndjekin ata që ishin vendosur para tyre: ose më saktë, pikërisht njerëzit që e dinin rrugën.

Share this post