Pse jemi të tërhequr si me magji prej numrave?

Pse jemi të tërhequr si me magji prej numrave?

 

Çfarë na shtyn për të kërkuar një kuptim të fshehur tek numrat? Ndoshta e bëjmë vetëm për t’u vënë në provë. Njeriu ka një aftësi të lindur për të njohur skemat. Në mënyrë të ngjashme, truri interpreton impulset dhe kërkon që t’i japë kuptim mjedisit tonë. Sepse numrat ushtrojnë mbi ne një tërheqje magjike dhe në të njëjtën kohë na frikësojnë.

“Ndoshta numrat na tërheqin më shumë prej cilësive të tyre mistike, që shumë njerëz thonë se nuk i kuptojnë”, thotë Tom Fernsler, matematicien. “Sigurisht – shton ai – shumëkush ka një marrëdhënie më të relaksuar me fjalët, pra janë në gjendje të lexojnë e kuptojnë shkrimin. Kur gjenden në situata ku kanë të bëjnë me numra, llogari apo gjëra të tilla, po këta persona ndihen më pak rehat. Kështu që, ndoshta ekziston pakëz frikë nga numrat që asociohen me cilësitë mistike të disa prej tyre”.

Share this post