Aktori shqiptar në “Fast and Furious 8” tregon rrogën

Aktori shqiptar në “Fast and Furious 8” tregon rrogën

 

Marko Caka, aktori shqiptar që ngjiti shkallët e suksesit në Hollywood duke u bërë pjesë e disa filmave, së fundmi shfaqet dhe në filmin “Fast and Furious 8”.

Në një intervistë për Panoramën, ai ka treguar detaje rreth eksperiencës në shesh xhirim dhe marrëdhënien jo vetëm më personazhet kryesore, por edhe me dy shqiptarët e tjerë që luajnë me të, Ernad Hoxha dhe Erigerta Deda.

Marko luan rolin e një polici, për të cilin u përzgjodh midis shumë kandidatëve. “M’u propozua nga agjencia që mbulon shërbimet e mia, e cila rezumenë time ia sugjeroi produksionit Universal dhe ata bashkë me drejtorët vendosën të bëhem pjesë e Fast 8”-tregon ai.

Edhe pse shpeshherë konsiderohet si një tabu, Caka ka folur dhe përsa i përket pagesës në film, duke na dhënë kështu një ide sesi funksionon. “Zakonisht paga e çdo aktori është transparente nëpër filma, por unë po them për pagesën ditorë të xhirimeve në Atlanta, e kam pasur pagë neto 680 euro dita bashkë me pjesën e tatimit”.

Share this post