Historia e pabesueshme e vrasësit të Linkolnit dhe vëllait të tij…

Historia e pabesueshme e vrasësit të Linkolnit dhe vëllait të tij…

Ndryshe nga vëllai i tij tashmë famëkeq, Edvin Bot qe një mbështetës i devotshëm i Unionit gjatë Luftës Civile, por ai kishte gjithashtu një lidhje më personale me presidentin e martirizuar Abraham Linkoln. Në fund të vitit 1864, djali i Linkolnit Robert Tod qe duke udhëtuar me tren nga Nju Jorku në Uashington.

Gjatë një ndalese në Nju Xhersi, ai u doli para njerëzve për të ndalur një tren. Kur ky filloi të lëvizë, Linkolni ra paprimtas mbi binarë, dhe do të ishte plagosur rëndë ose në rastin më të keq vdekur, nëse një i huaj nuk do ta kishte kishte kapur për jake dhe tërhiqte mbi platformë. Sikurse shkroi më vonë, Linkolni e njohu menjëherë shpëtimtarin e tij si aktorin e famshëm Edvin Bot dhe e falënderoi atë.

Nga ana e tij, Bot e mësoi vetëm më vonë identitetin e njeriut që kishte shpëtuar. Miku i tij Adam Bado, një kolonel në ushtrinë e Unionit, i shkroit aktorit për ta përgëzuar për shpëtimin e jetës së djalit të presidentit, i cili me pas shërbeu si oficer i Bado në stafin e gjeneralit Ulises S.Grant.

Share this post