Parashikimet e Profetes Bullgare për Europën dhe luftën bërthamore

Parashikimet e Profetes Bullgare për Europën dhe luftën bërthamore

 

“Nostradamusi nga Ballkani” besohet të ketë paralajmëruar për një cunam. Para vdekjes së saj në vitin 1996, Baba Vanga tha se: “Myslimanët do të përdorin luftën kimike kundër europianëve në vitin 2016”. Paralajmërimi është krejtësisht i ngjashëm me sulmin e dyshuar muajin e kaluar që diktatori i Sirisë Bashar al-Assad bëri ndaj popullit të tij.

Parashikimet e saj janë rishikuar pasi një tjetër mistik, i cili parashikoi me saktësi presidencën e Donald Trump, pretendon të dijë datën e saktë të fillimit të Luftës së Tretë Botërore.

I vetëdeklaruar si “Lajmëtari i Perëndisë”, Horacio Villegas beson se lufta bërthamore do të shpërthejë në 100 vjetorin e vizitës së Zojës së Fatimesë, mes muajit Maj-Tetor.

Nostradamusi nga Ballkani parashikoi Luftën e Tretë Botërore, mes një frike të ngritur në dritën e tensioneve midis SHBA-së, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Kinës. Baba Vanga ka thënë se lufta bërthamore do të shkatërrojë botën dhe shumica e njerëzve do të vdesin nga kanceri i lëkurës dhe nga armët kimike.

Para se të vdiste, Baba Vanga me profeci të ftohtë, foli për përdorimin e armëve bërthamore dhe Luftën e Tretë Botërore. Ajo profetizoi një pushtim të Europës gjatë 2016 nga ekstremistët myslimanë, një konflikt që ajo e parashikoi se do të fillonte me Pranverën Arabe në vitin 2010.

Vanga e lindur në Bullgari, e cila ndërroi jetë në vitin 1996 në moshën 85 vjeçare, njihej edhe si “Nostradamusi nga Ballkani”. Ajo besohet të ketë një normë suksesi prej 85 përqind të parashikimeve të saja, prandaj në Rusi njihet edhe si një shenjt i mbinatyrshëm.

Disa besojnë gjithashtu se Baba parashikoi Brexit, pasi ajo paralajmëroi edhe se Europa do të “pushojë së ekzistuari” deri në fund të këtij viti”.

Mistiku i verbër pretendon se kontinenti do të lihet pothuajse bosh dhe do të shndërrohet në një “djerrinë pothuajse tërësisht e lirë nga çdo formë jete”. Veçanërisht, Baba Vanga parashikoi saktësisht se Presidenti 44-tër i SHBA-së do të ishte me ngjyrë.

Share this post