SI NE FILMA / Mashtrimi i madh, prapa vendosjes së bombës në autobusin e Borusias së Dortmundit

SI NE FILMA / Mashtrimi i madh, prapa vendosjes së bombës në autobusin e Borusias së Dortmundit

 

Një kriminel, i dëshpëruar për të fituar disa para shpejt e shpejt, vendos të vërë bombë në një autobus të mbushur me lojtarë futbolli të nivelit të lartë, që ishin duke shkuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të klubit për këtë vit.

Në kaosin që rezulton, aksionet e klubit pësojnë rënie, keqbërësi i fiton paratë e tij dhe largohet nëpër natë – ndonëse, i ndjekur nga agjentët 007.

E ndërsa kjo mund të tingëllojë si një histori e imagjinuar nga skenaristët e Hollivudit, e vërteta është se policia beson që kjo ka ndodhur më 11 prill, kur ekipi i futbollit i Borussias së Dortmundit, ishte duke shkuar për në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Policia fillimisht besonte se atentati me bombë – që shkaktoi lëndim dhe më pas operacion për futbollistin spanjoll Marc Bartra – ishin vepër e terroristëve, e nxitur të mbërrinte në atë përfundim, edhe prej një numri letrash të shkruara nga ekstremistët islamikë, që i kishin lënë pranë vendit të ngjarjes.

Por shumë shpejt, ata konkluduan se diçka nuk shkonte, dhe e kthyen vëmendjen nga investitori 28-vjeçar me emrin Sergej ë. të cilin tani e kanë akuzuar për tentativë vrasjeje. Sigurisht, është një prej akuzave më të çuditshme të kohëve të fundit, dhe ngre një numër pikëpyetjesh…

A ka ndodhur vërtetë kjo, në një film me James Bond?

Po, në Casino Royale, armiku i Bondit, Le Chiffre vendosi të shesë më aksione nga një prodhues avionësh, për të financuar një organizatë terroriste.

Plani i tij ishte të ulte vlerën e aksioneve duke hedhur në erë avionin e sapo zbuluar të kompanisë, më i madhi në botë.

Në këtë rast, megjithatë, komploti dështoi kur Bondi e hodhi në erë.

Por si fitohen para duke ulur vlerën e aksioneve?

Ka disa mënyra se si një tregtar mund të ketë fituar para në këtë rast.

Procesi i përdorur në Casino Royale njihet si “short selling” dhe ndodh kur tregtarët “vënë bast” që çmimet e aksioneve do të bien, për të patur një fitim të shpejtë.

Ai përfshin dikë që huazon falas aksionet afatgjata të një investitori, dhe i shet ato tek një palë e tretë. Kur vlera e aksioneve bie, tregtari i riblen shpejt për më pak para.

Aksionet i kthehen më pas investitorit afatgjatë, i cili nuk është i shqetësuar nga rënia, sepse ende nuk planifikon që të shesë.

Kjo ishte gjithashtu metoda e përdorur nga spekulantët në filmin e vitit 2012, “The Big Short”.

A ka ndodhur një gjë e tillë më parë?

Kjo është pothuajse me siguri, hera e parë që dikush është përpjekur të hedhë në erë një ekip futbolli për të fituar para.

Më shpesh, përpjekjet për uljen e vlerës së aksioneve bëhen duke nxjerrë disa thashetheme, në dukje me bazë të fortë.

Nuk duhet shumë.

Në të vërtetë, sërish në vitin 2012, gjithçka që u desh ishte një tweet për të shkaktuar uljen e çmimeve të aksioneve. Një hacker hyri në llogarinë e Twitterit të “Associated Press” dhe shkruajti se presidenti Barak Obama ishte plagosur në një sulm në Shtëpinë e Bardhë.

Mesatarja industriale e Dow Jones ra 150 pikë, pasi më shumë se 4,000 njerëz i bënë retëeet lajmit.

Share this post