A janë frutat dhe perimet e ngrira po aq të shëndetshme sa ato të freskëta

A janë frutat dhe perimet e ngrira po aq të shëndetshme sa ato të freskëta

A janë frutat dhe perimet e ngrira po aq të shëndetshme sa ato të freskëtat? Është kjo pyetja që na ka munduar sa herë që kemi bërë disa blerje të caktuara dhe kemi menduar se mos ndoshta po i shkaktojmë dëme trupit tonë.
Në fakt këto produkte të gatshme na kursejnë kaq shumë kohën dhe marrin vetëm disa minuta për t’u përgatitur në raport me perimet ose frutat që i blejmë të freskëta.

Sipas një studimi të ri të publikuar këto ditë, frutat dhe perimet e ngrira janë po aq ushqyese, sa edhe ato të freskëtat që ju blini. Madje disa prodhime të ngrira mund të mbajnë edhe më shumë lëndë ushqyese sesa ato të freskëtat. Studiuesit e Universitetit të Gjeorgjisë shpenzuan dy vite duke analizuar vlerat ushqyese të brokolit, lakrës, misrit, fasuleve, bizeleve, spinaqit, boronicës dhe luleshtrydhes.

Çdo lloj prodhimi u ruajt në një nga tre kushtet përpara testimit: i freskët, i ngrirë për 5 ditë ose i ngrirë. Nga kjo rezultoi se në pjesën më të madhe të rasteve, vlerat ushqyese ishin deri diku të barabarta.

Share this post