Drejtësia malazeze gjykon ish-ushtarin për krime lufte në Kosovë

Drejtësia malazeze gjykon ish-ushtarin për krime lufte në Kosovë

Shtetasi malazez Vlado Zmajeviç, i dyshuar për krime lufte në Kosovë,  do të dalë së shpejti para organeve malazeze të drejtësisë.

Ky do të jetë gjyqi i parë për krime lufte në këtë shtet, edhe pse më parë ishin zhvilluar disa procese gjyqësore, por që përfunduan me lirimin e të dyshuarve nga akuzat.

Zmajeviç, i cili ishte pjesë e Brigadës 175 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, akuzohet për vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Zhegër të Gjilanit.

Ai ishte arrestuar nga policia malazeze në gusht të vitit të kaluar, në qytetin Nikshiq.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Zmajeviç dyshohet për vrasjen e gjashtë shqiparëve në fshatin Zhegër.

Emri i tij është përmendur gjithashtu edhe në regjistrat e Gjykatës së Hagës gjatë proceseve gjyqësore ndaj eprorëve të policisë dhe ushtrisë jugosllave, Sreten Lukiç dhe Nebojsha Pavkoviç.

Dëshmitarët e mbrojtjes në të dyja rastet pretenduan se Zmajeviç ishte përgjegjës për vrasjet në fshatin Zhegër.

 

Share this post