Empoli trondit Milanin në “San Siro”

Empoli trondit Milanin në “San Siro”

 

Milani ka marr një humbje të rëndë në “San Siro” kundër skuadrës së Empolit.

Pas barazimit 2-2 me Interin,kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-2 në shtëpi nga Empoli.

Levan Mchedlidze në minutën e 40-të dhe Mame Baba Thiam në minutën e 67-të shënuan për miqtë, ndërsa golin e nderit për Milanin e shënoi Lapadula në minutë  e 72-të.

Në minutën e 59-të Milani kishte një mundësi të barazonte shifrat në 1-1 por Suso Gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Rezultatet e Serisë A.

Sassuolo 2-2 Napoli

Milan 1-2 Empoli

Chievo 1-3 Torino

Lazio 6-2 Palermo

Sampdoria 1-2 Crotone

Udineze 2-1 Cagliari

Share this post