MISTERET E UNIVERSIT: Si kanë lindur të parat vrima të zeza? Dhe origjina e “monstrave” kozmike

MISTERET E UNIVERSIT: Si kanë lindur të parat vrima të zeza? Dhe origjina e “monstrave” kozmike

Asgjë nuk mund të shpëtojë nga brendësia e këtyre trupave qiellore: për këtë arsye është e vështirë t’i studiosh. Një vrimë e zezë është një trup qiellor, graviteti i të cilës është kaq i fuqishëm, sa nuk lejon të shpëtojë as materia, as drita, jashtë një sipërfaqeje sferike të quajtur “horizont i ngjarjeve”. Në praktikë, gjithshka që kalon këtë kufi nuk mundet më të kthehet mbrapsht, duke përfshirë edhe dritën. Prandaj një vrimë e zezë nuk mund të vëzhgohet drejtpërsëdrejti, por prania e saj mundet të jetë nxjerrë si përfundim, prej asaj që ndodh në afërsitë e saj, nga lëvizja e yjeve që i sillen rrotull, deri tek materia që bie në “nofullat” e saj.

JANË KUDO. Besohet se pothuajse të gjitha galaksitë bujtin në bërthamën e tyre një vrimë të zezë super të madhe, me masë prej miliona ose miliarda herë më të madhe se ajo e diellit. Ajo që nuk është e qartë, është origjina e këtyre “monstrave” kozmike. Janë formuluar hipoteza të ndryshme, të cilat shkojnë nga fuqizimi i ngadalshëm e gradual i materies nga ana e një vrime të zezë më të vogël (lindur nga ana e saj nga fundi i ciklit jetësor të një ylli), me shkatërrimin e një reje gazi ose të një bashkësie të dendur yjore. Ka dhe nga ata që mendojnë se origjina e tyre është më e lashtë. Sipas kësaj hipoteze, në çastet e para pas Big Bangut, do të ishin formuar disa vrima të zeza “primitive”, që do të kishin shërbyer më pas si bërthama grumbulluese të materies, duke formuar kështu galaksitë e para pas 100 milionë vitesh.

Misteri më i papërshkrueshëm, megjithatë, është se çfarë fshihet në një vrimë të zezë. Me siguri nuk do të ishte një materie e zakonshme, për të paktën në format për ne të njohura, për sa kjo e fundit do të shpërbëhej në komponentët e vet elementare, dhe do të ishte edhe më shumë e ngjeshur. Një vrimë e zezë me masë të barabartë me atë të tokës, në fakt do të kishte një rreze prej vetëm 1cm! Jo vetëm kaq: në një vrimë të zezë, vetë struktura e hapësirës dhe e kohës do të ishte plotësisht e shtrembëruar saqë, sipas disave, mund të përbënte një portë hyrje për universe të tjera paralele me tonin.

Share this post