MUNGOI NË BLLOKIMIN E RRUGËVE NGA PD, FLET JOZEFINA TOPALLI, GODITJE PËR LULZIM BASHËN

MUNGOI NË BLLOKIMIN E RRUGËVE NGA PD, FLET JOZEFINA TOPALLI, GODITJE PËR LULZIM BASHËN

Mungoi në bllokimin e rrugëve nga PD, flet Jozefina Topalli, goditje për Lulzim BashënPartia Demokratike ditën e sotme ka përshkallëzuar protestën me bllokimin e rrugëve kryesore në të gjithë vendin por tre prej figurave qendrore të saj nuk u dukën gjëkundi.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nuk i janë bashkuar kësaj proteste.

Sakaq, flet Jozefina Topalli dhe lë të kuptohet se ka qenë kundër kësaj forme proteste, duke sqaruar kësisoj edhe arsyen e mungesës së saj në tubimet për bllokimin e rrugëve.

“Mbështes çdo protestë për punë, për bukë, protestë kundra padrejtësive, kundra drogës, krimit, kundra korrupsionit, kundra kalbëzimit të qeverisjes. Qëndrimet e mia i kam bërë të qarta çdo seancë parlamentare e do vazhdoj ta bëj. Kam folur kur shumica heshtte. Kam luftuar kur shumica kërcënonte e do vazhdoj të bëj betejën si opozitare, në respekt të bindjeve të mia, parimeve demokratike e rregullave të demokracisë”, është shprehur Topalli për “Balkanweb”

Ish-kryetarja e Kuvendi ka theksuar gjithashtu se ka 3 vite që përsërit nevojën për një opozitë të fortë ndaj qeverisë, ndërsa ka vënë në dukje faktin se në kushte normale Partia Demokratike duhej të ishte sot në fushatë.

“Ky vend është në zgrip të humnerës. E qytetarët e tij janë më të varfër se kurrë në këta 25 vite. Ne jemi në një pikë kritike. Kam të paktën 3 vite që e përsëris dhe kërkoj opozitë të fortë. Kjo qeverisje meritonte të përmbysej prej kohësh. Në kushte normale tani duhej të ishim në fushatë. Por në vendin tonë asgjë nuk është më normale. Dhe kjo situatë është shumë preokupuese”, ka deklaruar ish-kryeparlamentarja.

Share this post