Ndeshjet me gladiatorë nuk ishin argëtimi më popullor në Romë

Ndeshjet me gladiatorë nuk ishin argëtimi më popullor në Romë

 

Kapaciteti për t’u ulur i shumë shesheve formonte një indeks të gatshëm të popullaritetit të shfaqjeve të ndryshme publike në Romë. Arena e luftimeve mes gladiatorëve, Colosseumi – që në lashtësi njihej si Amfiteatri i Flavianit – ishte shumë e madhe. Arkeologët modernë vlerësojnë se mund të mbajë 50 mijë njerëz. Një burim i lashtë thoshte se numri është edhe mëi madh, 87 mijë.

Megjithatë, ishte shumë pak në krahasim me Circus Maximus, ku rreth 350 mijë njerëz mund të shihnin garat me karroca me kuaj.

Pavarësisht popullaritetit të pantomimës (më pranë baletit tonë sot se sa pantomimës moderne), shfaqjet teatrale ishin në vend të tretë. Teatri më i madh në Romë, ai i Marcellusit, mund të mbante vetëm 20500 vetë.

Share this post