Berat Buzhala sulmon Sokol Ballën pas publikimit të lajmit për takimin e vëllait të Çim Pekës me Damir Fazlliç: “Për kurvën mediale të Edi Ramës në Tiranë, porno starin Sokol Balla“

Berat Buzhala sulmon Sokol Ballën pas publikimit të lajmit për takimin e vëllait të Çim Pekës me Damir Fazlliç: “Për kurvën mediale të Edi Ramës në Tiranë, porno starin Sokol Balla“
Pak ditë më parë, portali i njohur LajmPress në Maqedoni njoftoi për nje takim mes Damir Fazlliç, ish-shefit famëkeq të shërbimit sekret maqedonas Sasha Mihajllov, njëkohësisht kushëri i Nikolla Gruevskit, si edhe një personi nga Shqiperia.

Personi nga Shqipëria është Avenir Peka, ish-zv.ministër i Berishës dhe vëlla i Çlirim Pekës.

Këtë lajm e kishte rimarrë sot Top Channel, që në fakt nuk e përmendte fare emrin e personit nga Shqipëria.

Por, Berat Buzhala thotë se Top Channel ka aluduar se personi në fjalë është pikërisht ai, pra Berat Buzhala.

“Per kurven mediale te Edi Rames ne Tirane, porno starin Sokol Balla:

– Top Channel, sot ne nje kronike ne menyre perfide me paskan lidhur me do takime te medha rajonale, ne te cilat une po bej konspiracion per ta rrezuar te dashurin e tyre Edi Rama.

Pjese e grupit tim, ose une pjese e nje grupi tjeter, qenka edhe Damir Fazlliq dhe Saso Mihajllkovski. Kete kronike e paskan bazuar ne nje shkrim te nje portali te njohur, qe une personalisht kurre nuk ia kam degjuar emrin me heret.

Per t’i ikur pergjegjesise juridike, gjate kronikes se Top’it, nuk permendet emri im, vetem se gjate gjithe kohes sa shkonte ajo kronike, e njejta ilustrohej me faqen e pare te portalit te njohur, ku une jam ne foto me keta persona.

Sigurisht qe kjo eshte hakmarrje e Edi Rames, permes lavires te tij mediale, Sokolit, ndaj opinioneve te mia per situaten politike ne Shqiperi.

Sipas logjikes se kronikes, une, ne bashkepunim me sherbimet e huaja, po ia duam fundin Qeverise Rama, duke perdorur nje konspiracion shume te komplikuar Ballkanik. E gjitha kjo bazuar ne nje shkrim sharllatanesk – me burime anonime – te botuar ne nje portal qe e lexon vetem pronari i tij dhe Top Channel.

I njejti shkrim, pastaj, eshte replikuar edhe ne shume media tjera. Mirepo per shkak qe ai ishte transmetuar nga Top Channel, ai nuk konsiderohej me spekulim i nje sajti anonim, por si informate e Top Channel. Kjo eshte e tmerrshme.

Kjo padyshim qe ishte nje goditje jashtezakonisht e ulte. Nuk eshte qe u gezova kur e pashe nje gje te tille. Une per Damir Fazlliqin kam degjuar vetem nga mediat shqiptare. Per Sasha Mihajllkovin kam degjuar vetem nga pergjimet e Zaev’it. Nuk i kam takuar kurre ne jete.

Do te provoje te merrem juridikisht me kete ceshtje”, shkruan Buzhala, që kohët e fundit është mjaft aktiv në median shqiptare dhe ka hapur edhe një zyrë të Express në Tiranë.

Nuk dihet përse Buzhala, që thuhet se financohet nga një politikan i rëndësishëm në Tiranë, pretendon se shqiptari pa emër në këtë shkrim është pikërisht ai, ndërkohë që LajmePress, burimi fillestar i lajmit, e thotë qartë që personi në fjalë është Avenir Peka, vëllai i Çlirim Pekës, që financohet direkt nga Shkëlzen Berisha.

 

Share this post