Dua arrin në shifrën e një milion ndjekësve në Instagram

Dua arrin në shifrën e një milion ndjekësve në Instagram

 

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka arritur në shifrën e një milion ndjekësve në Instagram. Ajo ka falënderuar ndjekësit e saj përmes një postimi në rrjetin social. E ka lidhur atë postim edhe me dëgjimet e këngës së re “Lost In Your Light” dhe ballinat e krijuara për këtë këngë. “Mbi një milion dëgjime për ‘Lost In Your Light’ dhe 1 milion ndjekës në Instagram! Faleminderit shumë për gjithë dashurinë dhe përkrahjen! Këtu janë disa super ballina artistike të krijuara nga fansat për ‘LIYL’”, ka shkruar ajo.

Share this post