Gjergj Bojaxhi: Zgjedhjet e 18 qershorit janë një e drejtë e qytetarëve e cila nuk duhet t’u mohohet

Gjergj Bojaxhi: Zgjedhjet e 18 qershorit janë një e drejtë e qytetarëve e cila nuk duhet t’u mohohet
Gjergj Bojaxhi ka përshëndetur iniciativën e europianëve për arritjen e negociatave mbi ngërcin e situatës politike por ka bërë thirrje që procesi të zhvillohet konform rregullave dhe ligjeve që dikton Kushtetuta. 
“Përshëndesim iniciativën e europianëve, pa të cilët ne vazhdojmë të mos jemi të zotët, por urojmë që të mos ketë marrëveshje mes palëve për shkelje të rregullave që ekzistojnë.”
Në deklaratën për mediat, anëtari themelues i SFIDA për Shqipërinë shton se interesat nuk mund të dalin mbi rregullat.
“SFIDA për Shqipërinë beson se ka ardhur koha të jemi mjaftueshëm të rritur e seriozë sa t’i respektojmë rregullat dhe ligjet më shumë sesa tekat apo interesat politike të personave dhe subjekteve të caktuara”, është shprehur Bojaxhi.
Shqiptarët meritojnë seriozitet, thotë ai.  Sipas tij zgjedhjet e 18 qershorit janë një e drejtë e qytetarëve e cila nuk duhet t’u mohohet.
“SFIDA për Shqiperinë bën thirrje që të mos u hiqet e drejta për të votuar qytetarëve në zgjedhjet tashmë të dekretuara të 18 qershorit. Rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen kur loja ka filluar. Do të ishte shenjë autokracie të rrezikshme”, përfundon deklaratën Gjergj Bojaxhi i Sfida për Shqipërinë.

 

Share this post