Julio Iglesias publikon albumin e parë në bashkëpunim me shumë artistë të njohur

Julio Iglesias publikon albumin e parë në bashkëpunim me shumë artistë të njohur

 

Julio Iglesias, artisti latin që ka shitur më shumë albume në histori , vazhdon të mbetet në lojë në vijën e parë: në 5 maj do të publikojë albumin e parë me duete në historinë e karrierës së tij , “México & Amigos”. Albumi përmban 12 këngë , të pasurua nga bashkëpunimi me superyjet latine.

Pjesë e albumit janë bashkëqpunimet me artistët Juan Luis Guerra, Andres Calamaro, Eros Ramazzotti, Placido Domingo, Pablo Alborán, Joaquín Sabina, Omara Portuondo etj.

Këngëtari spanjoll Julio Iglesias de la Cueva, ka lindur në Madrid më 23 shtator 1943. Ai ka regjistruar 78 disqe në gjuhë të ndryshme. Ai është babai i këngëtarit Enrique Iglesias.

Filed in: Art

Share this post