Liljana Kondakçi shpërthen në lot gjatë emisionit, tregon pikën e dobët

Liljana Kondakçi shpërthen në lot gjatë emisionit, tregon pikën e dobët

 

Këngëtarja Liljana Kondakçi, ka shpërthyer në lot teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka treguar për projektet e ardhshme muzikore, planet për 2 albume si dhe jetën personale.

Ikona e muzikës së lehtë shqiptare ka zbuluar më shumë për familjen dhe faktin e të qënit gjyshe, ndërsa kujton me nostalgji pjesëmarrjen në festivale.

“Kemi pasur shumë artistë të talentuar, por kemi qenë edhe shokë e shoqe të dashur me njëri-tjetrin, pa xhelozi. Si në një familje. Gjëja më e bukur në ato vite ishte koha kur shkonim në turne. Bënim një program, organizonim ditën, kohën e lirë në çdo koncert dhe në çdo qytet ku shkonim. Kishe mundësi për të pasur variante të ndryshme e për të shijuar çdo gjë në vendet ku shkonim. Ishte një jetë shumë e pasur” – tregon Liljana.
Liljana Kondakci rrëfen me modesti se i është mirënjohëse natyrës për pamjen e saj, ndërsa tregon se në atë kohë grimi pothuajse nuk ekzistonte.

“E përditshmja ishte fare thjeshtë, ndërsa në skenë kishim grimierë që na ndihmonin të kuroheshim”- thotë ajo.

Duke folur për suksesin në muzikë, këngëtarja thotë se ia dedikon familjarëve të saj; bashkëshortit i cili 4 vjet më parë është ndarë nga jeta, dy fëmijëve, vajzës dhe djalit si dhe 3 nipërve për të cilët thotë se i ka pikë të dobët. Ajo thotë se statusi i të qënit gjyshe ia ka bërë jetën më të lumtur, ndërsa shprehet se vajza i kërkon të jetojnë bashkë në Selanik, por ajo nuk pranon, pasi ka dëshirë të jetojë në Shqipëri së bashku me djalin.

“Nuk më pëlqen të jetoj jashtë…” tregon këngëtarja.

Share this post