NEGOCIATAT/ Rama bën të gjitha lëshimet e mundshme, por Basha refuzon sërish të ulet në tryezë

NEGOCIATAT/ Rama bën të gjitha lëshimet e mundshme, por Basha refuzon sërish të ulet në tryezë

Negociatat mes përfaqësuesve të lartë McAllister dhe Fleckenstein dhe drejtuesve të politikës shqiptare, kanë përfunduar shumë më shpejt se sa ishte parashikuar.

Dhe me sa duket, pa rezultat.

.Raportohet se kryeministri Edi Rama ka pranuar të gjitha kushtet e mundshme të vëna nga ana e opozitës, duke nisur që nga ndryshimet në polici, mospërfshirja e tyre në zgjedhje, shtimin e vëzhguesve në zgjedhje, forcimin e masave ndëshkuese për shit-blerjen e votave etj.

Madje flitet se ka qenë gati që të bëjë lëshime edhe për ndryshimin e KQZ.

E vetmja pikë që Rama nuk ka pranuar dhe që është e panegociueshme, është largimi i tij dhe krijimi i qeverisë teknike.

Por, pavarësisht gjithë këtyre lëvizjeve dhe lëshimeve, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk janë tërhequr.

Ata këmbëngulin për qeveri teknike, ndryshe nuk dalin nga çadra.

Ndaj dhe negociatat duket se kanë dështuar dhe takimet e dy zyrtarëve të lartë të BE-së me Ramën, Bashën e Metën kanë përfunduar më shpejt se sa ishte parashikuar.

Nuk dihet nëse negociatat do të vazhdojnë edhe në orët në vijim, por McAllister iu tha gazetarëve “natën e mirë”, që nënkupton se për sot është mbyllur gjithçka.

Për momentin mbetet e paqartë nëse do të ketë edhe takime të tjera ditën e nesërme, apo misioni i tyre mbyllet këtu.

Share this post