Profil/ Kush është Emmanuel Macron, kandidati favorit për të marrë drejtimin e Francës?

Profil/ Kush është Emmanuel Macron, kandidati favorit për të marrë drejtimin e Francës?

Centristi Emmanuel Macron, 39 vjeç, është një bankier që s’ka marrë ndonjëherë më parë pjesë në zgjedhje. Ai është një hap larg zgjedhjes si president i Francës. Do të përballet me Marine Le Pen në raundin e dytë të 7 Majit.

Kush është Macron?

Prerazi pro biznesit, ish –ministër, Marcon drejton lëvizjen e pavarur “En Marche” (Në Lëvizje)

Edukimi

Bir i dy mjekëve, Macron është rritur në qytezën e Amiens dhe ndonqi shkollën jezuite në qytetin e tij përpara se të lëvizte në Paris ku përfundoi Liceun Henry –IV dhe shkollën politike “Science Po”.

Fitues i një çmimi në piano, ai ka gjithashtu Master në filozofi, çka reflektohet edhe në fjalimet e tij dhe ka qenë asistent i filozofit të njohur Paul Ricoeur.

Ashtu si presidenti François Hollande, ai ka ndjekur studimet në ENA, shkolla franceze për nënpunësit e arshëm civilë dhe udhëheqësit politikë, duke u renditur në 15 të parët e diplomuar të një klase që përmbante një varg figurash që do të

merrnin rolet kyçe politike në Francë.

Karriera politike

Pasi mori postin pretigjoz në drejtim të Thesarit francez, ai shërbeu si zëvendës raportues për komisionin për të përmirësuar rritjen ekonomike franceze të drejtuar nga Jacques Attali, një ish – këshilltar i presidentit Mitterrand, i kishte parashikuar se kishte “elementë presidencialë”.

Por në vitin 2008 Macron u largua nga shërbimi civil për t’iu bashkuar bankës Rothschild, duke u bërë shumë shpejt ortak dhe duke ndihmuar në nënshkrimin e një marrëveshje multi –miliardere mes Nestle dhe Prizer, tek e cila thuhet se përfitoi rreth 2 milionë euro.

Kur iu bashkua presidentit Hollande në Pallatin Elysee si zëvendës sekretari i përgjithshëm për biznesin, duke e këshilluar për reformat ekonomike, shtypi francez e quajti “Mozarti i Elysee-së”.

Në vitin 2014, presidenti Hollande e bëri ministrin më të ri të ekonomisë në Francë që prej kohës së Valery Giscard d’Estaing.

Verën e kaluar u largua verën e kaluar për të formuar partinë e tij.

“Unë e kam parë boshllëkun e sistemit tonë politik nga brenda … e refuzoj këtë sistem,” tha ai në një fjalim të fundit, duke bërë thirrje për një “revolucion demokratik”, por pa dhënë ndonjë plan veprimi të hollësishëm.

Me kë është martuar?

Macron është i martuar me të divorcuarën Brigitte, një trashëgimtare e një linje çokollatash, e cila është rreth 24 vjet më e madhe se ai, një marrëdhënie që ka intriguar publikun francez.

U takuan kur ai ishte 15 vjeç dhe Brigitte Trogneux ishte një nënë e martuar e tre fëmijëve dhe mësuese e tij e gjuhës frënge dhe dramës. Duke sfiduar mosmiratimin e prindërve të tij, që e dërguan në Paris, çifti u martua në vitin 2007 me familjen e zgjeruar. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e saj e parë dhe shtatë nipër e mbesa.

Znj. Macron luan një rol të rëndësishëm tek burr ii saj, duke ofruar mbështetje dhe duke ndihmuar në ndryshimin e fjalimeve.

Kontradiktat?

Çifti ka hedhur poshtë publikisht thashethemet e vazhdueshme se ai kishte një çështje homoseksuale, për të cilën ai akuzoi rrethin e ish-presidentit Nikolas Sarkozi.

Për çfarë lufton?

Z. Macron këmbëngul se ai nuk është “as i majtë apo i djathtë”, por lufton “për Francën”.

Në librin e tij Revolucioni, i botuar në nëntor të vitit të kaluar, zoti Macron e përshkruan veten si i majtë dhe “liberal”.

Një reformator pro-biznesi, ai qëndron në të majtën në çështjet sociale, duke përfshirë lirinë për të praktikuar fenë në një shtet laik, barazinë dhe imigrimin.

Si dëshiron ta ndryshojë Francën?

Duke zbuluar manifestin e tij në mars, Z. Macron tha se shpresonte të joshte biznesin dhe bankat britanike për t’u zhvendosur në Paris, duke premtuar një ulje të ndjeshme në taksën e korporatave në 25 përqind nga 33 përqind që është aktualisht.

Më shumë Blair se Thatcher, eurofili i vendosur Z. Macron ka premtuar të reduktojë shpenzimet publike për 60 miliardë euro dhe të ulë 120,000 vende pune në sektorin publik.

Ai gjithashtu u zotua të vështirësojë përfitimet sociale pë rata që në mënyrë të përsëritur kanë refuzuar ofertat e punës dhe dëshiron fleksibilitet më të madh në moshën e pensionit, aktualisht 60 vjeç, dhe javën e punës 35-orëshe, duke lejuar punëdhënësit dhe stafin që të negociojnë më gjerësisht për çështjen.

Ai është shprehur se 80 për qind e familjeve do të liroheshin nga një taksë e pronës e njohur si “taksa e banesës”.

Ai gjithashtu planifikon një program investimi publik prej 50 miliardë eurosh për energjinë e gjelbër, trajnimin e tregtarëve për të reduktuar papunësinë e të rinjve, transportin, administrimin e sektorit publik dhe drejtësinë.

Ai dëshiron më shumë liri për qeverisjen e shkollës dhe ka sugjeruar kontrolle mbi kompetencat e ministrave të qeverisë dhe përfaqësim më proporcional.

A do të fitojë presidencën?

Z. Macron është mes dy të parëve në raundin e parë të votimit më 23 prill dhe tani do të bëhet gati për një balotazh kundër Marine Le Pen më 7 Maj.

Disa sondazhe tregojnë se ai do ta fitojë presidencën lehtësisht, me një prej tyre që i jep 64 përqind të votave për muajin e ardhshëm.

Me Le Pen që kërkon Franca të largohet nga BE dhe Macron që kërkon bashkëpunim edhe më të ngushtë midis 28 shteteve të bllokut, rezultati i së dielës do të thotë që balotazhi i 7 majit do të ketë një referendum mbi anëtarësimin e Francës në BE.(lapsi.al)

 

Share this post