Takimi Rama-Trump? Ja çfarë thotë Bushati

Takimi Rama-Trump? Ja çfarë thotë Bushati

Ministri Bushati theksoi se për pak javë do të zhvillohet Samiti në Bruksel, në të cilin do të ketë takime të rëndësishme

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka theksuar dhe njëherë mesazhet që ai mori nga SHBA-të në lidhje me reformën në drejtësi dhe vettingun.

“Mesazhi i parë ishte përfundimi sa më parë i reformës në drejtësi, që ashtu si BE kërkojnë fillimin e zbatimit të reformës. Mesazhi i dytë ishte pjesëmarrja e gjithë aktorëve politikë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira”, u shpreh Bushati.

I ftuar në emisionin e Rudina Xhungës, Bushati foli edhe për samitin në Bruksel që do të zhvillohet në fund të majit, ku sipas është një mundësi e mirë për vendosjen e kontakteve dhe zhvillimin e takimeve.

“Për pak javë do të shkojmë në një samit, që zhvillohet në Bruksel. Është herët të flitet për samitin dypalësh dhe takimin Rama-Trump. Por ky samit do të jetë një mundësi e mirë për takime me zyrtarë të tjerë”, u shpreh Bushati.

 

Share this post