BERISHA: OPOZITA ËSHTË NË TUNEL PA DRITË, KJO ËSHTË KRIZA MË E RREZIKSHME PREJ ’91

BERISHA: OPOZITA ËSHTË NË TUNEL PA DRITË, KJO ËSHTË KRIZA MË E RREZIKSHME PREJ ’91

Pas dështimit të negociatës së fundit të europarlamentarëve për krizën politike dhe kur PD e aleatet mbeten në pozicionin e pandryshuar për qeveri teknike dhe mos pjesëmarrje në zgjedhje është përshkallezuar edhe më shumë tensionini i situatës me qëndrimin e kreut të PD për mosbindje civile.Intervista:

Ju bën me përgjegjësi pritshmëria e lartë që kanë qytetarët për tu dëgjuar ju për krizën që po kalon vendi?

Berisha: Kriza në vlerësimin tim është kriza më e rrezikshme që nga 20 shkurti i vitit 1991, ose 22 shkurti, ku nga Shkolla e Bashkuar u sulmua popullata, Ramiz Alia kërkonte me çdo kusht konfliktin për të dominuar mbi opozitën. Opozita shuajti çdo shpresë të aventurierëve. Ishte më vonë kriza e Piramidave, por ajo kishte begraund të qartë financiar për humbjet e parave, përgjegjësi kishte qeveria, por në piramidat piramidale ishte gjithë neomeklatura e PS.Qeveria përcaktoi një marrëveshje dhe zgjedhjet si rrugëzgjidhje.U bënë hetimet dhe doli që qeveria nuk kishte asnjë implikim.

Çfarë ka ndryshuar tani?

Berisha: Opozita është në një tunel që nuk ka më dritë. Kjo është kriza më e rrezikshme që mund të çojë në pasoja katastrofale. Katër vite përpara ka dominuar një frymë bashkëpunimi me opozitën dhe jo asgjesimin. Firmosëm bashkaërisht me Majkon dhe Metën dhe firmosëm marrëveshjen, bëmë ndryshimet në Kushtetutë me Edi Ramën, shtymë zgjedhjet me marrëveshjen për të mos e lënë opozitën jashtë dhe ishin zgjedhje lokale.

Ka ndodhur dhe 21 janari dhe zgjedhjet në Tiranë.

Berisha: Zgjedhjet në Tiranë kanë qenë më të ndershmet që ka parë historia. Ata që thonë se opozita nuk po voton reformën në drejtësi gënjejnë.

Berisha: Edi Rama futi opozitën në tunel duke i bërë vendit të zezën më të madhe, por garantoj se do të jetë e zeza e tij. PD është mes një zgjidhje fondamentale: Votën e lirë apo farsën elektorale.

Share this post