META MBLEDH NË TAKIM TË GJITHA PARTITË PARLAMENTARE PAS TAKIMIT ME AMBASADORËT 

META MBLEDH NË TAKIM TË GJITHA PARTITË PARLAMENTARE PAS TAKIMIT ME AMBASADORËT 

Kreu i LSI Ilir Meta bën një lëvizje të papritur politike. Meta ka thirrur në një takim të gjitha partitë parlamentare. Burimet pranë kreut të Parlamentit bëjnë me dije që takimi do të zhvillohet sot në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit.Ky vendim i Metës vjen fill pas takimit me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE, përkatësisht Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Bernard Borchard që zgjati përreth 90 minuta. 

Sipas burimeve nga Kuvendi, Meta ka thirrur të gjitha partitë parlamentare për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike si dhe për rekomandimet për Reformën Zgjedhore nga OSBE-ODIHR.

Share this post