Një legjendë për Betejën e Maratonës

Një legjendë për Betejën e Maratonës

 

Sipas Herodotit, përpara Betejës së Maratonës, një maratonomak u dërgua nga Athina në Spartë që të kërkonte ndihmë ushtarake, me një njeri të quajtur Feidipidi. Ai mbuloi një distancë prej 225 kilometra në dy ditë. Herodoti rrëfen gjithashtu se pasi forcat e Miltiadhit mposhtën persët në Maratonë, ata marshuan mbrapsht në Athinë me një shpejtësi të madhe, me qëllim që të mbronin qytetin në rast sulmi. Me kalimin e kohës, këto dy ngjarje janë përzierë mes tyre për të krijuar historinë tashmë të famshme të Betejës së Maratonës, kur një maratonomak u dërgua në Athinë, 40 km larg nga Maratona, dhe që me të arritur, thirri: “Ne fituam!” Në të vërtetë, kjo histori është arsyeja përse në Lojërat Olimpike gara ka emrin Maratonë, teksa organizatorët fillestarë donin që të lartësonin vrapimin e famshëm.

Feidipidi nuk e bëri asnjëherë atë vrapim nga Maratona në Athinë, por duke qenë se rrëfimi i Herodotit është shkruajtur afërsisht 40 vite pas ngjarjeve dhe të bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve, ai ndoshta ka qenë një figurë historike reale, dhe vrapimi më i gjatë mes Athinës dhe Spartës mbase ka ndodhur vërtetë.

Share this post