Rama- Meta takim në Kryesinë e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të ri

Rama- Meta takim në Kryesinë e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të ri

Pas dështimit të negociatave mbrëmjen e djeshme të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ilir Metën mëngjesin e sotëm. Rama, ashtu si dje, ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit për të takuar aleatin e tij në qeverisje. Pas dështimit të negociatave me opozitës, aleatët Rama-Meta po diskutojnë për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa nesër është raundi i tretë.

Pas “jo-së” së Bashës, kryeministri Rama bëri edhe disa lëshime, siç ishte propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, 4 ministra teknikë, por jo qeverinë teknike. Sipas propozimit të Ramës, ministritë që duhen të kenë ministra teknikë do t’i propozonte opozita, ndërsa emrat t’i zgjidhte kreu i ekzekutivit. Nga ana tjetër, burimet bënë të ditur se Basha refuzoi ofertën, duke kërkuar një kryeministër teknik në drejtimin e një qeverie teknike.

Share this post