Si guxon “njeriu që qesh” ta bëjë sërish Shqipërinë të qajë?!

Si guxon “njeriu që qesh” ta bëjë sërish Shqipërinë të qajë?!

Nga Anri Bala
Ti e ke bërë disa herë Shqipërinë të qajë… duke e vjedhur, duke e shitur dhe duke e gjakosur, veprime të cilat me sa duket na i paske kthyer në një mënyrë jetese tënden, mbijetese të partisë, por “vrasëse” për të gjithë ne! Megjithatë, ty nuk të bëhet fare vonë! Pas çdo mënxyre ti qesh, si qenie e përvuajtur, që edhe Uriah Hipi, personazhi i Dikensit, do të të kishte zili.

Ti vazhdon të qeshësh dhe të tallesh… sikur të ishe një qenie hibride, që nuk e kupton se tashmë tallja dhe idiotizmi politik, e ka një kufi dhe një çmim. Dje, ti përfundimisht more përsipër një krim tjetër, atë të largimit të shqiptarëve nga rruga europiane dhe shkatërrimin përfundimtarë të PD-ës. Nogociatat e fundit nën mbikqyrjen e Europës tashmë dështuan, e bashkë me të dhe intrigat e çadrës, së përkrahur nga “askush”.

Uriah Hip, i përcolle miqtë dhe partnerët europian me një qeshje prej të çarturi, ndërsa ata turfullonin me fytyrat e “nxira” si nata, duke marrë me vete dhe një vendim ogurzi, që do i kushtojë shumë çdo shqiptari që e do vendin e tij, përfshirë edhe opozitën shqiptare ku aksidentalisht dhe fatkeqësisht drejtohet “de jure” nga ti.

Të dëgjosh nga goja jote që flet për krim, drogë dhe shit-blerje votash njësoj si tutori i yt, që i keni bërë gjëmën vendit me vrasje, vjedhje votash, krijimin e shtetit të drogës brenda shtetit, është një fyerje e madhe për çdo qytetar, që kujtesa se ka lënë kaq shpejt sa mendon zotëria jote.

Uriah Hip, po më shokon çdo ditë, sidomos kur thërret përpara hallexhinjëve që vdesin për përralla, duke i’u krijuar mundësinë të ëndërrojnë, se paske bërë Republikë të Re në mes të bulevardit, a thua se republika është një kosh plehrash ku mblidhen gjithë mbeturinat e vendit.

Uriah Hip, po na fyen inteligjencën dhe po na turpëron me pafytyrësinë tënde, kur deklaron se Shqipërinë nuk do i’a lemë krimit. Vërtet, shqiptarët janë të vendosur për të mos i’a lënë Shqipërinë krimit, por ama janë akoma më të vendosur se kurrë, që vendin nuk do tu a kthejë sërish në dorën e kriminelëve në mesin e të cilëve “ylli” jot shkëlqen më shumë se kolegët e tu, që të janë bashkuar në çadër për një dëshirë dhe një qëllim: Sa më larg drejtësisë…!

Ti je trimëruar, ngaqë mendon se po shpëton, por aty ku fshihesh nuk është kulla jote e ngujimit, aty është “varri” jot… je tamam në vendin e krimit! Ato që vijnë për të të bërë qokë ty, ta mendojnë mirë se si do të të shpëtojnë nga mallkimet e atyre nënave, që po u plas shpirti e zemra, se herë ti thërret “drejtësi” mbi gjakun e bijëve të tyre. Të qëllosh dhe të vrasësh njerëz të pafajshëm, duke shkelur “këmbëzën” e shtetit, nuk është krim por masakër. Ndaj vetingu është shpëtimi yt, jo nga drejtësia, por nga makthi që të ka pushtuar e po të zë frymën.

Ti, nuk mundesh që për hir të frikës tënde dhe tmerrit pa fund, të marrësh peng të ardhmen tonë. Të pritën shqiptarët deri dje, shqiptarët e vërtetë dhe jo ato që shikon ti në ëndërra, apo “turmat” që i krijon me skenare imagjinare. Tani, ne do të të japim epilogun që meriton. Do bëjmë atë që kurrë nuk do donim ta bënim, do protestojmë deri edhe me “mosbindjen tënde civile”, për të çliruar opozitën nga pengmarrja. Opozita e marrë “peng” nuk do jetë kurrë e jotja, por e popullit opozitar, sepse ti kurrë nuk e fitove tagrin ta përfaqësosh.

Ndaj na ke kundra ti, ti dhe gjithë ata që pengojnë rrugën tonë drejt Europës… për të shpëtuar bythën e tyre! Ti dhe gjithë ata që duan të na kthejnë vite mbrapa, ku drejtësia të jetë armë në duart e krimit! Ti dhe të gjithë ata që duan të na bëjnë të qajmë, për të duruar poshtërsitë e tyre, kur më në fund po na jepet mundësia të qeshim!

Duhet të jesh me të vërtet i çmendur, përderisa guxon që krimet tuaja të tmerrshme por të pagjykuara, të na i përmendësh çdo ditë, duke bërë kriminel, ata që nuk kanë bërë as një krim. Në fakt e kanë bërë një… dhe të madh bile: Nuk e pastruan kurrë drejtësinë me pak dhunë, me fuqinë që i’u jep pushteti, nga ata që të mbrojtën ty dhe tutorët e tu!

Përderisa ti dhe të gjithë ata që kanë vrarë, vjedhur, spiunuar, shitur… akoma nuk janë pas hekurave, drejtësia në këtë vend nuk është gjë tjetër veçse: një bordello që duhej shembur me “tritol” nga themelet! Tamam si shpërthimi i kontrolluar, që rrëzoi në pak sekonda pallatin tënd të krimit!

Me pak iniciativë, nuk po bënin ndonjë mëkat të madh, se po shembnin një “kuplara”. Ti nuk mund ta mbroje as me kuisje dhe as me lehje, sepse do të ishe aty brenda, kur të binte termeti dhe ne do kishim shpëtuar një herë e mirë nga kjo e keqe e madhe. Ndaj tashmë duhet të bindesh, se ti, “njeriu që qesh”, nuk do arrish kurrë ta bësh Shqipërinë të qaj, sepse kohës së maskarenjëve po i vjen fundi i pashmangshëm dhe i merituar!

Uriah Hip, kot nuk kanë thënë ata më të zgjuar se unë e ti: Qesh mirë kush qesh i fundit!

Share this post