Asnjë kandidat për President, digjet edhe raundi i tretë

Asnjë kandidat për President, digjet edhe raundi i tretë

Është djegur edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit, raporton ‘News24’. Kjo për shkak të mungesës së një emri për kandidat.

Nesër pritet që të zhvillohet raundi i radhës dhe pas dështimit të raundit të sotëm, PS ka djegur mundësinë për ta zgjedhur kreun e shtetit me 84 vota.

Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, nëse kandidati për president në raundin e katërt nuk merr tre të pestat e votave atëherë mund të miratohet me një shumicë të thjeshtë votash, 71 të tilla.

 

Share this post