E ardhmja e koalicionit PS-LSI/ Zbulohet plani i Ramës dhe Metës për zgjedhjet

E ardhmja e koalicionit PS-LSI/ Zbulohet plani i Ramës dhe Metës për zgjedhjet

Pas zgjidhjes së dilemës që lidhej me kandidatin për Presidentit të ri të Republikës, Rama tregon edhe fatin e koalicionit PS-LSI.
Edi Rama deklaroi se në zgjedhjet parlamentare, PS dhe LSI do të vijojnë në garë të ndara, pavarësisht se deri në zgjedhje koalicioni do të vazhdojë.

“Ne jemi partneritet strategjik dhe ky koalicion do vazhdojë. Do hyjmë në garë veç. Ne ishim garë, dhe do kemi dhe gjatë fushatës. LSI ka ambicie të ndryshme, nganjëherë dhe të kundërta. Bukur fort. Unë e kam thënë se nuk është punë numrash. Është çështje e reformimit rrënjësor.”,- tha Rama në “Top Story”. 

Share this post